Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministra e Financave jep detaje rreth sulmit kibernetik

 

Ministra e Financave ka informuar se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë sot është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri më tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Në një komunikatë për media është bërë e ditur se Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button