Mbi 20 milionë persona të vaksinuar në Britaninë e Madhe

 

Më shumë se 20 milionë persona në Britaninë e Madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Është një arritje madhështore për vendin tonë. Vaksina është rruga jonë për të dalë. Kur të merrni një telefonatë, vaksinohuni”, shkroi Hancock në Twitter.

Britania e Madhe ka filluar programin më të shpejtë të vaksinimit në Evropë dhe është e para në kontinent sa i përket numrit të vaksinuarve për milion dhe për 100 banorë.

Back to top button