Ministrat e Mbrojtjes zotohen se do të punojnë në shërbim të sigurisë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, sot ka vazhduar vizitën në Republikën e Shqipërisë. Ai ka takuar homologun e tij Niko Peleshi.
Të dy janë zotuar se do të punojnë bashkë për perspektivën zhvillimore të forcave të armatosura në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes.
“Zotimi im dhe vllait, ministrit Peleshi, është se rrugëtimi ynë do të jetë i përbashkët në perspektivën zhvillimore të forcave tona të armatosura në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes sonë, si dhe sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.”, tha Mehaj./21Media

 
 

Back to top button