Mbi 1 mijë pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1 mijë e 116 pacientë.
995 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, prej tyre 935 janë në oksigjeno-terapi, kurse 37 pacientë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 396 pacientë.
Nga 359 pacientë pozitivë me COVID-19, 332 janë në oksigjeno-terapi.
Në Klinikën Infektive të shtrirë janë 117 pacientë, në Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) janë 86 pacientë, Klinikën Infektive 3 (Interno) janë 60 pacientë,  Mjekim Intensiv Qendror COVID- 19 janë 11 pacientë, Klinikën e Pulmologjisë janë 85 pacientë, Klinikën e Pediatrisë janë 13 pacientë, si dhe në Klinikën e Gjinekologjisë, 24 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 720 pacientë, 636 prej tyre pozitivë me COVID-19. 603 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Në Spitalin e Prizrenit janë 143 pacientë, në Spitalin e Gjakovës janë 129 pacientë, Spitalin e Pejës janë 180 pacientë, Spitali i Gjilanit janë 125 pacientë, Spitalin e Mitrovicës janë 40 pacientë, – Spitalin e  Vushtrrisë janë 21 pacientë, si dhe në Spitalin e Ferizajt janë 82 pacientë./21Media

Back to top button