Ministri Aliu krenohet me numrin e fluturimeve

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu përmes një postimi në “Facebook”.
Gjatë kësaj periudhe, mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Vetëm gjatë muajit Qershor, një numër prej 261,013 udhëtarë kanë udhëtuar nga dhe për në Aeroportin tonë, shifër kjo që tregon rritje prej 48% në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2021. Për më shumë, mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022. Në krahasim me 6 mujorin e vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 83%, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 25%”, ka shkruar Aliu.
Në mesazhin e ministrit Aliu po ashtu thuhet se Aeroporti i Prishtinës është shpallur njëri ndër aeroportet më rimëkembjen më të shpejtë në Evropë. /21Media

Back to top button