Ministri Aliu viziton Hetemin, serbët e gjuajnë me vezë dhe bojë të kuqe (VIDEO)

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar sot në orët e hershme të mëngjesit kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Megjithatë, pasi doli nga takimi, protestuesit lokalë serbë e kanë sulmuar veturën në të cilën ndodhej Aliu me vezë dhe bojë të kuqe.

Sipas raportit nga mediumi kosovo-online, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish ishin të mbledhur para Komunës.

Minstri Aliu kishte provuar të vizitojë edhe më herët kryetarin Hetemi, por i njëjti ishte ndaluar nga KFOR-i. /21Media

Back to top button