Suspendohet arsimtari që dyshohet se puthi nxënësen e mitur

(Lajm i përditësuar)


Suspendohet arsimtari që dyshohet se puthi nxënësen e mitur

Mësimdhënësi i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht nxënësen e tij është suspenduar nga puna.

Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21, drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

Ai po ashtu ka thënë se masa e suspendimit është për gjashtë muaj derisa e ka cilësuar këtë rast si të ndjeshëm dhe për të gjitha masat tjera ka thënë se po e presin vendimet që do të merren nga organet e drejtësisë.


Kërkohet paraburgim për arsimtarin që sulmoi seksualisht nxënësen në Deçan

Prokuroria Themelore në Pejë sot do të paraqesë në Gjykatë kërkesën për paraburgim për arsimtarin që sulmoi seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë, në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Këtë për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi po ashtu tregoi se prokurori i rastit ka kërkuar që arsimtarit t’i konfiskohet telefoni i tij personal.

Tutje ai për rtv21.tv tha se sipas të gjitha gjasave, Gjykata do të vendosë nesër në një seancë për masën e paraburgimit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, arsimtari shihet duke e puthur në buzë nxënësen e tij. Ai për momentin ndodhet në mbajtje për 48 orë. /21Media

Back to top button