Ministri i Brendshëm hetohet për mashtrim fiskal

Arye Deri ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm nga viti 1988 deri 1993

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Arye Deri dhe bashkëshortja e tij, të dyshuar për mashtrim fiskal, u morën në pyetje nga policia në kuadër të një hetimi të gjerë anti-korrupsion, njoftojnë të hënën mediat.

Arye Deri është shef i Shass, një formacion ultra-ortodoks që numëron shtatë deputetë nga 120 dhe është pjesë e shumicës së qeverisë së djathtë të Benjamin Netanyahu.

Policia ka konfirmuar se një hetim që përfshin një zyrtar dhe bashkëshorten e tij kishte nisur dhe se 14 të dyshuar të tjerë ishin ndaluar, pa dhënë shumë detaje.

Arye Deri, 58-vjeç, ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm nga viti 1988 deri 1993. Ai u dënua në vitin 2000 me tre vjet burg për marrjen e një ryshfeti prej 155 mijë dollarësh.

Radioja publike theksoi se Arye Deri ishte marrë në pyetje me bashkëshorten nga njësia e policisë e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit./21Media

Back to top button