Haradinaj: Zotohemi për një ekonomi të tregut të lirë

Haradinaj thotë se do t’i hapin rrugë zhvilimit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, gjatë një takimi bashkëbisedimi me qytetarë që ka mbajtur sot në mbrëmje, ka thënë se nuk do të administrojnë me të tashmen, por do të hapin rrugë për zhvillim.

“Ne zotohemi për një ekonomi të tregut të lirë, me politika mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me metoda të granteve dhe subvencionimit, ndryshim të taksave dhe akcizave, me qëllim të përkrahjes, rritjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button