Ministri britanik për çështje evropiane: I lumtur që trupat britanike do ta përforcojnë KFOR-in

Ministëri i Britanisë së Madhe për çështje evropiane, Leo Docherty, është shprehur i lumtur që trupat britanike do të përforcojnë KFOR’in në Kosovë.
Docherty ka thënë se Britania e Madhe është e përkushtuar ndaj NATO’s dhe ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Ai ka bërë thirrje që të dyja vendet t’i kthehen dialogut.
”Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka deklaruar ai. /21Media
Pleased that UK forces are bolstering KFOR in Kosovo, demonstrating our commitment to NATO and stability in the Western Balkans.
We urge calm and de-escalation from all sides. The only sustainable path to peace in Kosovo is through dialogue.
— Leo Docherty MP (@LeoDochertyUK) September 30, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?