Ministri Çeku: Kanë përfunduar punimet në palestrën e sportit të gjimnazit të Pejës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në palestrën e sportit të gjimnazit të Pejës.
Në Facebook, Çeku ka ndarë edhe disa fotografi nga punimet në palestrën e sportit të gjimnazit të Pejës.
“Edhe një hapësirë e sportit në shërbim të komunitetit. Kanë përfunduar punimet në palestrën e sportit të gjimnazit të Pejës. Përveç nga nxënësit e shkollës, palestra po shfrytëzohet edhe nga sportistët e qytetit. Klubi i basketbollit Peja po i mban stërvitjet në këtë sallë, ndërsa me 29 dhjetor pret Hapoelin e Izraelit në Pejë, në kuadër të Ligës Ballkanike”, ka shkruar Çeku./21Media

Back to top button