Aktori i njohur turk: U martova me gruan më të bukur në Turqi

Serkan Çayoğlu aktori i njohur nga serialet turke së fundmi në një event është shfaqur pa bashkëshorten e tij, aktoren e njohur, Ozge Gurel.
Çayoğlu ka shpjeguar arsyen përse ndodhej vetëm në këtë ceremoni. Ai u shpreh se edhe atij i vinte keq që e dashura e zemrës  nuk ishte pranë tij, pasi ndodhej me xhirimet e projektit të të ri.
Aktori tregoi se ditët e fundit të dhjetorit kishin qenë shumë të ngarkuara për të dhe e kishin gjetur disi të lodhur, por megjithatë shumë të lumtur që i kishte realizuar obvjektivat e vendosura në fillim të 2022.

Në fund të intervistës, 35 vjeçari deklaroi se viti 2022 kishte qenë një nga më të bukurit për të, pasi kishte kurorëzuar dashurinë tetë-vjeçare me martesë: ”Unë jam martuar me gruan më të bukur të Turqisë” u shpreh ai./21Media
Back to top button