Ministri Çeku takoi fëmijët e artistit të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima
Këtë muaj bëhet një vit nga vdekja e artistit Rasim Thaçi – Cima.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka pritur sot në takim fëmijët e të ndjerit, Adelinën dhe Artan Thaçin.
“Personaliteti i Cimës ishte i veçantë, ai dallohej si në dimensionin njerëzor ashtu edhe në atë artistik”, thuhet në postimin e shpërndarë në Facebook në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Tutje në shkrimin e MKRS-së thuhet se dokumentimi i veprimtarisë së tij artistike dhe shënimi i datave të rëndësishme janë detyrime tona ndaj tij dhe të gjithë atyre që kanë dhënë shumë për vendin tonë përmes artit.
Aktori Rasim Thaçi-Cima ka vdekur më 26 mars. Rasim Thaçi, i cili njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut për rolet e tij të shumta komike./21Media