Ministri francez: Përtej krizës në Ukrainë, edhe siguria në Evropë është sfiduar

Ministri i Jashtëm francez thotë se do të ketë “faj kolektiv” nëse nuk bëhet asgjë për të ndihmuar Mariupolin
Ministri i Jashtëm francez Jean Yves Le Drian ka thënë në Forumin e Dohas se do të ketë “faj kolektiv” nëse nuk bëjmë asgjë për të ndihmuar Mariupolin.
“Mariupol është Halepi i ri”, ka thënë Le Drian.
Gjatë fjalimit në Forumin e Dohas Le Drian tha se “ekziston një fuqi pushtuese, e cila për të arritur qëllimet e veta, po merr peng një popullsi në Mariupol. Kjo është me të vërtetë e papranueshme”.
“Unë mendoj se jemi në një pikë kthese ku përtej krizës ukrainase, parametrat e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë janë sfiduar”, shtoi ai. /21Media

Back to top button