Shanghai do izolohet për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus

Qendra financiare e Kinës e Shangait thotë se do të mbyllë qytetin në dy faza për të kryer testimin e COVID-19 gjatë një periudhe nëntë-ditore, pasi raportoi një rekord të ri ditor të infeksioneve me koronavirus.
Autoritetet kanë thënë se do ta ndajnë Shangain në dy pjesë, duke përdorur lumin Huangpu që kalon nëpër qytet si udhërrëfyes. Rrethet në lindje të lumit dhe disa në perëndim të tij, do të mbyllen dhe testohen midis 28 marsit dhe 1 prillit. Zonat e mbetura do të mbyllen dhe testohen midis 1 dhe 5 prillit.
Transporti publik, duke përfshirë shërbimet e transportit, në këto zona do të pezullohet kur ato të jenë të mbyllura, ka njoftuar qeveria në llogarinëj zyrtare në ËeChat, duke shtuar se automjetet e pamiratuara nuk do të lejohen në rrugë.
Gjithashtu të gjitha kompanitë dhe fabrikat do të pezullojnë prodhimin ose do të punojnë në distancë gjatë bllokimit, përveç atyre që përfshihen në ofrimin e shërbimeve publike ose furnizimin me ushqim.
“Publikut i kërkohet të mbështesë, kuptojë dhe bashkëpunojë me punën e qytetit për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe të marrë pjesë në testimin e acidit nukleik në mënyrë të rregullt”, njoftuan Qeveria.
Shanghai ka luftuar me një rritje të re të rasteve të reja me koronavirus për gati një muaj dhe të shtunën raportoi numrin më të lartë ditor të rasteve që kur u tërhoq shpërthimi fillestar në Kinë.
Qyteti regjistroi 2,631 raste të reja asimpotomatike të cilat përbënin gati 60% të totalit të rasteve të reja asimptomatike të Kinës atë ditë, plus 47 raste të reja me simptoma.
Ndërsa numri i rasteve në Shangai mbetet modest sipas standardeve globale, qyteti me 26 milionë banorë është bërë një terren testimi për strategjinë e Kinës “zero-COVID” teksa përpiqet të vërë nën kontroll variantin shumë infektiv Omicron./21Media

Back to top button