Ministri gjerman kërkon themelimin e Asociacionit dhe formimin e qeverisë, Osmani heqjen e masave

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e masave duke thënë se kjo është një urgjencë.

Ajo këto komente i ka bërë p në një konferencë për media pas takimit me

Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul,  të  cilit po ashtu i i ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë për manëtarësim në Bashkimin Evropian,

“Ne synojmë të hyjmë si kontributdhënës e jo si barrë. Në këtë rrugëtim Kosova ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë. Heqja sa më parë e masave ndaj Kosovës është një urgjencë e domosdoshme për çka shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë”, ka thënë Osmani.

“Ne pajtohemi plotësisht me qasjen e qeverisë së re gjermane që rruga drejt BE-së duhet të bazohet në merita…Kosova mbetet e përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë. Përderisa Kosova mbetet nën masa të BE-së as dialogu nuk mund të konsiderohet i barabartë”, ka thënë Osmani.

Në anën tjetër ministri i jashtëm gjerman  ka thënë zgjerimi i Bashkimit Evropian është urgjencë gjeopolitike.

“Është mirë që Kosova është në anën tonë. Ne të gjithë duhet të ja bëjmë të qartë Rusisë se destabilizimi dhe dezinformimi nuk kanë vend… Zgjerimi i BE-së tani është urgjencë gjeopolitike”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se zhvillimi i Kosovës që nga paslufta  është një histori suksesi.

“Gjermania mbështet dialogun. Ky proces ka ngecur kohëve të fundit. Është shumë e rëndësishme që këtu të ketë përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet shpejt dhe në plotëni, këtë e presim nga të dyja palët. Dialogu për normalizim duhet të vazhdojë me kriterin për mirëkuptim”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe krijimin e Asociacionit.

“Është më rëndësi që të ketë një marrje të përgjegjësisë nga ana e kryetarëve të zgjedhur të komunave në veri dhe çështja e themelimit të Asociacionit të zbatohet. Shpresoj që kjo të përfundohet me sukses. Mendoj që krijimi i një qeverie është vendimtar. “, ka deklaruar Wadephul.

Back to top button