RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri i Drejtësisë i shqetësuar për uljen e dënimit të Pjetër Ndrecajt

Gjykata në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg për vrasjen e gruas dhe vajzës në fshatin Brekoc të Gjakovës në gusht të vitit 2018. Ky ishte vendimi i dytë i gjykatës në Gja

nga Kaltrina Berila15 shtator 202015 shtator 2020

Gjykata në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg për vrasjen e gruas dhe vajzës në fshatin Brekoc të Gjakovës në gusht të vitit 2018. Ky ishte vendimi i dytë i gjykatës në Gjakovë për këtë rast pasi një vendim i vitit të kaluar për burgim të përjetshëm ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Lidhur me uljen e dënimit të tij, sot ka reaguar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

“Lajmin për uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj, Pjetër Ndrecajn, e kam përcjellë me shqetësim të madh. Politika e dënimeve mbetet një nga sfidat e sistemit tonë të drejtësisë. Si ministër jam zotuar që politika do t’i mbajë duart larg drejtësisë, sado që kjo është e vështirë. Detyrë e imja është garantimi i një sistemi gjyqësor efikas, të pavarur dhe të paanshëm, i qasshëm për të gjithë”, ka reaguar Selimi.

Ministri u shpreh se nuk don që të merr asnjëherë merita kur një prokuror apo gjykatës i guximshëm ndjek dhe dënon zhvatësit e shtetit e të korruptuarit, se ajo është meritë e tyre. Por, ai theksoi se në të njëjtën formë, është i zotuar për të respektuar ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit.

“Drejtësia në vend nuk është e përkryer, por me të gjitha sfidat, mbetemi të përkushtuar dhe vazhdojmë me guxim që ta avancojmë sistemin e drejtësisë’, ka thënë tutje Selimi./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë