Rrjeti i Grave reagon për uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecajt
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecaj, i cili në mbrëmjen e shtatë gushtit të 2018-tës, kishte vrarë gruan e tij Valbonën dhe vajzën e tij. Gjykata Them
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecaj, i cili në mbrëmjen e shtatë gushtit të 2018-tës, kishte vrarë gruan e tij Valbonën dhe vajzën e tij.
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg dhe po ashtu dënohet më vit burg për armëmbajtje pa leje.
Rrjeti i Grave të Kosovës është shprehur shqetësuese për një dënim të këtij lloji.
Në reagimin e RrGK-së thuhet se dënimi prej 24 vite e gjysmë burg, i shqiptuar pas rigjykimit ndaj Ndrecajt është në kundërshtim të plotë përveç me rrethanat e kryerjes së veprës po ashtu edhe me rregullat e përgjithshme me të cilat parashihet zbutja apo ashpërsimi i dënimit.
“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim të thellë ka pranuar vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Gjakovës për uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn, për vrasjen brutale të bashkëshortes dhe vajzës së tij, në gusht të vitit 2018. Dënimi prej 24 vite e gjysmë burg, i shqiptuar pas rigjykimit ndaj Ndrecajt është në kundërshtim të plotë, përveç me rrethanat e kryerjes së veprës, po ashtu edhe me rregullat e përgjithshme me të cilat parashihet zbutja apo ashpërsimi i dënimit”, thuhet në reagimin e RrGK.
Tutje RrGK, shpjegon pse ndaj Ndrecajt do të duhej të shqiptohej dënim me burg të përjetshëm.
“Vepra penale “Vrasje e rëndë” në rastin Ndrecaj bart në vete dy kualifikime ligjore; vrasjen e bashkëshortes së tij, Valbona Ndrecaj si dhe vrasjen e fëmijës (vajzës 9 vjeçare). Për këtë vepër penale parashihet dënim me burgim të përjetshëm, në rastin konkret rrethanat e kryerjes së kësaj vepre, siç janë; mënyra e kryerjes së vrasjeve dhe fakti që viktimat kanë qenë të pambrojtura është dashur të ndikojnë në ashpërsimin e dënimit duke ju shqiptuar dënim me burg të përjetshëm të pandehurit Ndrecaj”, thuhet mes tjerash në RrGK.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






