Ministri i Jashtëm çek: Të largohen barrikadat, Kosova të tregojë përmbajtje

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky ka reaguar pas situatës së krijuar në veri.
Në një postim në Twitter, Lipavsky është shprehur i shqetësuar dhe ju ka bërë thirrje serbëve t’i largojnë barrikadat e vendosura dhe ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës, që të tregojnë përmbajtje për situtën e krijuar.
“Të alarmuar nga përkeqësimi i fundit i situatës në veri të Kosovës ndaj pjesëtarëve të EULEX-it. U bëj thirrje protestuesve serbë të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe të largojnë barrikadat. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të tregojnë përmbajtje”, ka shkruar Lipavsky në Twitter./21Media

Back to top button