Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se sot u shënua histori

 

Kosova dhe Izraeli sot kanë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike mes vete. Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi kanë nënshkruar dokumentin për marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi ka thënë se dy vendet sot kanë bërë histori. Ai ka shtuar se me vendin tonë ka marrëdhënie miqësore.

“Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore”, tha ai.

Ai ka shtuar se dëshiron që me Kosovën të bashkëpunojë në shumë fusha.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor. Ky dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Back to top button