Ministri i Jashtëm i Lituanisë bën thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Linas Linkvicius, ministri i jashtëm i Lituanisë, ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.
Në një shkrim në Twitter së bashku me një foto ku shihen fëmijët që flenë në bodrum, Linkvicius ka thënë se është koha për të hapur sytë dhe për të ndaluar numërimin e parave.
“Asnjë inflacion apo çmim i energjisë nuk ia vlen të vrasësh civilë”, shton ai.
Lituania është një anëtare e NATO-s dhe kufizohet me aleatin rus, Bjellorusinë./21Media

Back to top button