Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se Mariupol është shumë më keq se Bucha

Sekretarja e  Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss dhe homologu i saj ukrainas, Dmytro Kuleba sot mbajtën një konferencë për media.
Përveç thirrjes për një “valë të re të ashpër të sanksioneve” nga Britania e Madhe dhe aleatët e saj për të ndalur përpjekjet e Putinit për luftë, Truss mbështeti thirrjen e Kuleba që Rusia të përjashtohej nga Këshilli Evropian për të Drejtat e Njeriut pas “krimeve të tmerrshme” duke përfshirë vrasjen e civilëve në Bucha, transmeton rtv21.tv.
Kuleba tha se çdo vend i G7 dhe i vendeve të BE-së që “ka ende dyshime” dhe po vazhdojnë të bëjnë tregti me Rusinë – duke blerë lëndë djegëse fosile, për shembull – duhet të vendosin duke vizituar ndonjë nga varret masive në Ukrainë.
Kuleba tha se tmerret e parë në Bucha janë “vetëm maja e ajsbergut” të krimeve të luftës që janë kryer nga forcat ruse.
“Mund t’ju ​​them pa ekzagjerim, por me dhimbje të madhe, se situata në Mariupol është shumë më e keqe”, tha ai.
Dhjetëra mijëra civilë mbeten të bllokuar në qytetin port juglindor të Mariupolit, i cili është kthyer në gërmadha nga bombardimet ruse me javë të tëra./21Media

Back to top button