Ministri i Jashtëm turk nis vizitën zyrtare në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani

Ministri i Jashtëm turk do të nisë të dielën turneun e tij zyrtar katër ditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, thanë burime diplomatike.
Hakan Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar “marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale”, shtuan burimet.
Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.