Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vjen për vizitë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, sot do të presë në takim ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi.
Ceremonia e pritjes ushtarake do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:30.
“Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media, e cila fillon në orën 11:45”, njofton Ministria e Mbrojtjes.