Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Liban

Ka hyrë në fuqi armëpushimi 10-ditor në mes të Izraelit dhe Libanit. Armëpushimi hyri në fuqi rreth orës 23.
Pak para tij, gjatë ditës Izraeli dhe Hezbollahu vazhduan me sulme.
Armëpushimi u shpall nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ai u mirëprit nga presidenti i Libanit, ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi mundësi historike për paqe.
Trumpi ka thënë se Hezbollahu, që ka luftuar me Izraelin në Liban, është i përfshirë në armëpushim.
Netanyahu, ndërkaq, ka thënë se trupat izraelite do të qëndrojnë në “zonën e sigurisë” në Libanin jugor.