Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës paralajmëron “sulm psikologjik”

Ndërsa Rusia paralajmëron për sulme në Kiev ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov ka paralajmëruar për një “sulm psikologjik” të mundshëm nga Rusia.
Duke shkruar në “Facebook”, ai pretendoi se Rusia fillimisht po planifikonte të prishte komunikimet, transmeton rtv21.tv.
“Pas kësaj, do të ketë një shpërndarje masive të lajmeve të rreme për udhëheqjen ushtarako-politike të Ukrainës që supozohet se ka rënë dakord për kapitullim”, shkroi ai.
“Për të vërtetuar lajmin e rremë, do të publikojnë foto të dokumenteve të nënshkruara dhe një video të rreme. Kjo është gënjeshtër”, ka shtuar ai./21Media

Back to top button