Ministri i Mbrojtjes njofton për një lajm të mirë nga Gjermania

Ministri i Mrojtjes, Armend Mehaj sot ka bërë të ditur se majori, Bajram Kela ka përfunduar me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Lartë Ushtarake të Bundeswehr-it, Gjermani.
”Një lajm tjetër i mirë na vjen nga Hamburgu i Gjermanisë. Falënderojmë shtetin mik, Gjermaninë, për përkrahjen e vazhdueshme, kurse Major Kelës i urojmë suksese të mëtejme në karrierën ushtarake në shërbim të vendit”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button