Kapet me armë, një person shoqërohet në polici
Policia ka informuar se pas mesnate ka shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë një person, të cilit i është gjetur një armë dhe 11 plumba.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, i cili ka informuar të dyshurit i është konfiskuar arma.
“Datë 12.12.2021 , pas orës 01:00 te mesnate përmes rrugëve operative policia ka pranuar një informate, se i dyshuari ka ne posedim një armë zjarri (revole). Policia pas identifikimit dhe njohurisë per vendbanim, ka formuar pikë kontrolli ne Rr. “Dergut Vokshi” afër shtëpisë se te dyshuarit. Pas orës 01:00 i njejti ēshtë ndaluar dhe kontrolluar. Te njejtit i eshte gjetur arma e llojit CZ dhe 11 plumba.”, ka bërë të ditur Xhurkaj.
Lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, është inicuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./21Media
