Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministri letonez: S’ka konsensus për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

(Lajm i përditësuar)

Ministri letonez i Punëve të Jashtme, Krisjanis Karins, ka deklaruar se s’ka konsensus brenda ministrave të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Ai është shprehur në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku ishin prezentë edhe deputetë të Kuvendin të Kosovës, se Letonia e përkrah anetarësimin e Kosovës, por sipas tij, duhet ende “të kemi përshtypje të ngjashme” nga shtetet e tjera anëtare.


Tahiri në KiE kërkon hetim ndërkombëtar për përfshirjen e Serbisë në agresionin e 24 shtatorit

 

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka kërkuar reagim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Tahiri në fjalimin e tij ka pyetur se cili do të jetë qëndrimi i KE dhe kur do të reagojë ky institucion.
“Shumë institucione, përfshirë ato të BE-së dhe SHBA-ve, kanë reaguar. Andaj cili do të jetë qëndrimi i Këshillit të Evropës, kur do të reagojë ky institucion? Dhe çfarë mendoni për hetimin ndërkombëtar për të dëshmuar përfshirjen e Serbisë në këto sulme në Kosovën e pavaruar”, ka pyetur Tahiri./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button