Vëllaznimi përforcohet me amerikanin Myreon Jones

Në vazhdën e kompletimit të skuadrës dhe rikthimit sa më të shpejtë te fitoret, klubi i basketbollit Vëllaznimi ka përforcuar radhës me një basketbollist amerikan.
Playmakeri, Myreon Jones i gjatë 190 centimetra, i shtohet skuadrës gjakovare, përcjellë KosovPress.
23 vjeçari i lindur në Alabama të SHBA-ve, ka eksperiencë 5 vjeçare në dy kolegje të ndryshme elitare atje.
Statistikat më impresive në karrierën e deritanishme, Jones i ka pasur me kolegjin ”Penn State” ku luajti për tri edicione dhe ka regjistruar mesatarisht 15.3 pikë, 2.7 kërcime e 2 asiste për ndeshje.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?