Ministri Peci filloi ciklin e vizitave të komunave, takoi sot kryetarin e Shtimes

 
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës në Komunën e Shtimes, është takuar me kryetarin e kësaj komune Qemajl Aliun.
“Me qëllim të forcimit të partneritetit mes qeverisjes lokale dhe asaj qëndrore, sot fillova ciklin e vizitave të komunave me ç’rast zhvillova një takim të frytshëm me Kryetarin e Komunës së Shtimes Qemajl Aliu”, ka thënë Ministri Peci.
Ministri Peci ka thënë se kryetarit Aliu i ka shprehur vullnetin dhe përkushtimin e tij për rritje të bashkëpunimit mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Shtimes.
“Ky intensifikim i bashkëpunimit do të sjell bashkërendim dhe ndërveprim të aktiviteteve të cilat në fokus kanë rritjen e kontrollit dhe transparencës në procese të shpalljeve të thirrjeve të programeve tona mbështetëse”, ka thënë Ministri Peci.
Tutje, ministri ka thënë se nga kryetari Aliu ka kërkuar ndarjen e informacioneve për sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural. “Në mënyrë që të kemi një bazë të të dhënave ku do të mund të vendosim themele të sigurta të politikëbërjes. Bashkëpunimi i mirëfilltë mes pushtetit lokal dhe atij qëndror lehtëson edhe identifikimin e potencialit zhvillimor për sektorin e bujqësisë”, ka shkruar Ministri Peci në Facebook./21Media

Back to top button