“Dhjetëra njerëz janë vrarë” tha deputeti ukrainas për sulmin në Mykolaiv

Shumë prej tyre thuhet se janë vrarë në një sulm me raketa ruse në kazermat e ushtrisë ukrainase në qytetin strategjik jugor të Mykolaiv.

Një deputet ukrainas në Odessa, Oleksiy Honcharenko, u kthye nga Mykolaiv në 24 orët e fundit dhe tha se dhjetëra njerëz janë vrarë.

“Fatkeqësisht ne patëm një sulm të madh, sulm me raketa në Mykolaiv. Dhjetëra njerëz janë vrarë. Dhjetëra janë të plagosur dhe ne po flasim për raketa, raketa balistike”, u shpreh ai për BBC.

Ukrainasit thuhet se po vazhdojnë të mbrojnë qytetin.

Qyteti i Mykolaiv, i cili është vendimtar për planet e Rusisë për të marrë qytetin e tretë të Ukrainës, Odessa, ka frenuar një ofensivë ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.

“Mykolaiv po lufton ashpër në terren dhe po mban tokën dhe Rusia thjesht nuk mund ta duronte, kështu që ata filluan terrorin kundër banorëve vendas, civilëve”, shtoi Honcharenko./21Media

Back to top button