Ministri Peci: Jemi në shërbim të fermerit, në shërbim të Kosovës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme qëndroi për vizitë tek fermeri Arben Avdiu, nga fshati Abri e Poshtme e Drenicës.

Tani e shumë vite, familja Avdiu kultivon fidane të perimeve, si speca, tranguj, domate, dredhëza, etj; Ndërsa, këtë vit synon që ti kultivoj rreth 100 mijë fidane. Gjithashtu veprimtari tjetër e kësaj familjeje janë edhe lulet dhe drunjtë dekorativ.

“MBPZHR është e do të jetë gjithmonë në shërbim të fermerëve të Kosovës. Rezultatet tashmë po vërehen në çdo cep të Republikës sonë”, tha me këtë rast Ministri Peci, i cili gjithashtu tha se në Drenicë, sipas fermerëve ka toka bujqësore të punuara, më shumë se asnjëherë më parë e ne e presim përfundimin e procesit të aplikimit për të vërtetuar një gjë të tillë.

Peci potencoi se bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës do të monitorojmë me kujdes punën e fermerëve tanë në kuadër të angazhimit që sasia i pesticideve të jetë në nivelet e lejuara sipas parametrave të bujqësisë./21Media

Back to top button