Ministri Peci pjesëmarrës në Panairin e 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot pranoi ftesën nga Ministrja e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ushqimit e Sllovenisë, Irena Shinko për të marrë pjesë në Panairin e 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA, me ç’rast homologët e dyja vendeve realizuan një takim të frytshëm e përmbajtësor lidhur me sektorin e bujqësisë së të dyja vendeve.

Siç u bë e ditur në komunikatë, ata bashkëbiseduan rreth rëndësisë që sektori i bujqësisë ka për dyja vendet, duke theksuar edhe sfidat e sigurisë ushqimore me të cilat po përballet e gjithë bota.

Ministri Peci e falënderoi Ministren Shinko për ftesën për mikpritjen, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në shumë sektorë, duke përfshirë këtu edhe sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë.

Njëherësh, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci e njoftoi Ministren Shinko me angazhimet dhe prioritetet e tij me qëllim të avancimit të sektorit, si një ndër sektorët me potencial për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, dhe njëkohësisht e ftoi Shinkon që të vizitojë Kosovën./21Media

Back to top button