Ministri priti në takim skitarët që prezantuan Kosovën në Pekin 2022

Ekipi olimpik që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin tashmë është kthyer në Kosovë.
Skitarët Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri u pritën nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në takim ishin gjithashtu Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, dhe trajneri i skitarisë, Agim Pupovci.
Sipas një njoftimi për media, në këtë takim u diskutua për garat dhe paraqitjen e Kosovës në këtë ngjarje sportive.
Tutje thuhet se Ministri Çeku përgëzoi skitarët për prezantimin dhe suksesin e arritur në gara gjithashtu folën për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e programeve të reja dhe investimet tjera në sport, ku bënë pjesë edhe skijimi.
Skitari Albin Tahiri dhe skitarja Kiana Kryeziu e përfaqësuan Kosovën në garat e sllallomit të madh dhe lëshim alpik.
Ata nuk arritën të futeshin në zonën e medaljeve, por arritën rezultatet më të mira të regjistruara ndonjëherë nga sportistët e Kosovës në këtë garë./21Media

Back to top button