Parashikimi i motit për nesër, temperaturat deri 13 gradë Celsius

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të dielën në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./21Media

Back to top button