Ministri serb i tërheqë vërejtjen Kurtit që të “mos i mësyjë barrikadat”

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se “nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia mësynë barrikadave kjo është një rrugë në drejtim të gabuar që çon në një skenar katastrofik”. Vuçeviq tha se “në atë rast Serbia nuk do të presë kolonat e refugjatëve në Jarinje dhe Brnjak dhe se kushdo që mendon kështu e ka idenë e gabuar”.
“Nuk ka ‘Rrufe’ e as ‘Stuhi’ dhe as Mars 2004. Nëse dikush mendon se po presim kolona refugjatësh në Jarinje dhe Bërnjak me ujë e sanduiçe, atëherë ky është supozim dhe mendim i gabuar”, tha Vuçeviq.
Deklaratat e tij erdhën  në kohën kur në Rudarë po mbahet një protestë e serbëve të Kosovës kundër, siç thuhet, politikave të Qeverisë së Kosovës.
“Nuk do të doja ta shihja atë skenar dhe shpresoj që askujt të mos i shkojë në mendje ta testojë nëse jemi serioz apo të vendosur”, tha ministri Vuçeviq në një deklaratë për mediat serbe.
Duke folur për atë që do të ndodhë nëse KFOR-i refuzon kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, ministri tha se Serbia do të duhet të marrë garanci shtesë se KFOR-i është në gjendje të ruajë paqen për të gjithë qytetarët./21Media 

Back to top button