“Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE”, Mitsotakis: Kërkojmë respektimin e të drejtave të minoritetit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur se është një mbështetës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë vizitës në Himarë, Mitsotakis ka deklaruar se detyrimi i Shqipërisë është që të respektojë të drejtat e minirotetit grek dhe se garanton që të gjitha kërkesat e tyre do të plotësohen.
“Dua që të dinë që edhe unë isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektojë të drejtat tuaja të plota. Në të drejtën që fëmijët tuaj dhe nipërit të mësojnë greqisht siç po e bëni, apo edhe në të drejtën e pasurisë. Dhe besoj se të gjitha këto do zgjidhen dhe ua garantoj unë personalisht. Qeveria greke është pranë jush dhe këtë do ta bëjë” tha kryeministri grek./vizionplus
 

Back to top button