Ministri turk paralajmëron Greqinë të mos testojë durimin e Turqisë
Greqia duhet të përmbahet nga testimi i durimit të Turqisë me provokime, duke përfshirë një kërcënim për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në Egje, paralajmëroi ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar.
Akar tha se Turqia dëshironte të zgjidhte mosmarrëveshjet me fqinjin dhe anëtarin e NATO-s, Greqinë përmes dialogut dhe ta kthente Egjeun në një det miqësie, por akuzoi Athinën se po ecën përpara me ato që ai i quajti provokuese.
“Ata (Greqia) nuk duhet të llogaritin gabimisht dhe të mendojnë se është koha e duhur (për të zgjatur ujërat territoriale në) 12 milje. Greqia nuk duhet të na testojnë në asnjë mënyrë dhe nuk duhet të hyjnë në një aventurë të tillë. Shpresoj që të mos bëjnë një gabim të tillë”, ka thënë Akar.
Greqia dhe Turqia kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh duke përfshirë të drejtat territoriale në Detin Egje dhe mbi të drejtat e eksplorimit të energjisë në Mesdheun lindor, transmeton rtv21.tv
Tensionet u ndezën në verën e vitit 2020 mbi të drejtat e shpimit eksplorues në zonat në Mesdhe ku Greqia dhe Qipro pretendojnë zonën e tyre ekskluzive ekonomike.
Greqia thotë se ruan të drejtën e saj për të zgjeruar ujërat e saj territoriale nga 6 deri në 12 milje detare rreth ishujve të saj në Egje.
Turqia ka thënë prej kohësh se do ta konsideronte masën, e cila do të bllokonte hyrjen e saj në Egje – si një shkak për luftë.
Vitin e kaluar, parlamenti grek votoi për zgjerimin e ujërave të tij përgjatë vijës bregdetare perëndimore, në anën tjetër të vendit, në 12 milje.
Athina i ka bërë thirrje së fundmi Turqisë që të revokojë vendimin për të konsideruar zgjerimin e ujërave territoriale si shkak për luftë nëse dëshiron të normalizojë marrëdhëniet. Ajo i ka kërkuar gjithashtu Ankarasë t’i japë fund atyre që ajo i quan gjithashtu provokime në Egje dhe Mesdheun lindor./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?