Ministri ukrainas ndihet më optimist pas takimit me Bidenin

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka thënë se ndihet më optimist pas takimit që kanë zhvilluar të shtunën me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, presidentin Joe Biden, dhe sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
“Unë e vlerësoj me optimizëm takimin tim dhe Dmytro Kuleba me presidentin amerikan, sekretarin e Mbrojtjes, dhe sekretarin amerikan të Shtetit”, ka shkruar Reznikov në një postim në ”Twitter”.

Ministri ukrainas ka thënë se ai dhe ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba diskutuan me zyrtarët amerikanë “nevojat urgjente” të ushtrisë ukrainase.
Ministri Reznikov dhe Kuleba zhvilluan takim me zyrtarët amerikanë në Varshavë më herët të shtunën, ku Kuleba tha se SHBA-ja premtoi mbështetje shtesë të mbrojtjes për Ukrainën./21Media
Back to top button