Biden e quan kasap Putinin

 
Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kasap” pas vizitës së refugjatëve ukrainas në Varshavë, Poloni, të shtunën.
Para gazetarëve Biden tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël”, tha Biden përcjell portali rtv21.tv
Ai shtoi: “Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptimin: “Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer atje duke luftuar”. Dhe më kujtohet se si është kur ke dikë në një zonë lufte. Çdo mëngjes ngrihesh dhe habitesh. Thjesht habitesh. Dhe lutesh që të mos e marrësh atë telefonatë.”./21Media

Back to top button