Ministri Veliu e cakton shefen e kabinetit

Azemi: Detyra e re, nuk është veç privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka caktuar Gentiana Azemin Shefe të Kabinetit.

Azemi ka thënë se do të punoj me përkushtimin më të madh në arritjen e sukseseve në këtë dikaster.

“Sot, ndihem shumë e nderuar dhe e vlerësuar ngase më është besuar një deyrë e re, Këshilltare e Lartë Politike – Shefe e Kabinetit të Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu. Detyra e re, nuk është veç privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua, andaj do të punoj me përkushtimin më të madh në arritjen e sukseseve në këtë dikaster të rëndësishëm qeveritar. Prioritetet tona, për një qeverisje më të mirë dhe sistem ndryshe do t’i realizojmë bashkë me ministrin Veliu”, ka shkruar Gentiana Azemi në Facebook./21Media

 

Back to top button