Lajçak pritet të mbetet nën ‘hijen’ e Grenell për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Emërimi që pritet të ndodhë i ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak si përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për të udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi, po shihet si shqetësues për Kosovën. Por krahas saj, sipas njohësve politik, ai pritet të qëndrojë nën ‘hijen’ e përfaqësuesit të ShBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

Ndonëse ende nuk është bërë zyrtare emërimi i Lajçak si përfaqësues i BE-së për dialogun, hulumtuesja në Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Jeta Krasniqi thotë për KosovaPress, se përmes tij, BE-ja duhet të ketë një qasje unike karshi Kosovës.

Ndërsa, njohësi i rrethanave politike, Faton Abdullahu u shpreh se përkundër që mund të ketë dyshime për diplomatin Lajçak, ato do të relativizohen, nëse ka unitet të plotë në qëndrimet e Kosovës. Derisa thekson nevojën e unitetit edhe të Uashingtonit dhe Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi.

Por krahas saj, Abdullahu thotë se në një formë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për të udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet të mbetet nën hijen e të deleguarit të presidentit Trump për këtë proces, Richard Grenell.

Prej vendosjes së taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe, dialogu Kosovë-Serbi është stopuar. Përkundër kësaj, në dy muajt e fundit me iniciativën e të deleguarit të ShBA-së, për këtë proces, Richard Grenell janë arritur tri marrëveshje. Ajo për hapjen e linjës ajrore mes dy shteteve, autostradat dhe hekurudhat

Back to top button