Ministria bën thirrje për marrjen e dozës përforcuese kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese kundër Covid-19.
MSh ka theksuar se marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19.
“Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, është shkruar në faqen e ministrisë në Facebook.
Dje, ministria ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitivë 8 raste me variantin Omicron (5.1.1.529)./21Media
 

Back to top button