Filloi ndeshja hapëse e vitit 2022 në Premier Ligë
Tanimë ka filluar derbi i Premier Ligës angleze mes Arsenalit dhe kampionit aktual Manchester Cityt, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 21 dhe hapëse për vitin 2022.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 15 pikë, ku Manchester City zë vendin e parë në tabelë me 50 pikë, krahas Arsenalit që renditet i katërti me 35 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë mungesa të lojtarëve, ku për Mikel Artetan nuk do të paraqiten: Aubameyang, Kolasinac dhe Chambers, kurse Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Foden, Delap, Mendy dhe Stones.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Lacazette
Manchester City (4-3-3): Ederson; Ake, Laporte, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Sterling, Gabriel Jesus, Mahrez.