Ministria e Arsimit do të mbajë konferenca çdo dy javë

 

 

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka vendosur që kjo ministri të mbajë konferenca çdo dy javë, me qëllim të shtimit të bashkëpunimit me media.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka bërë të ditur se gjatë konferencave me mediat këto të fundit do të kenë mundësi të marrin përgjigje mbi temat që u interesojnë.

“Bashkëpunimi me media është shumë i rëndësishëm dhe këtë e konsideroj si domosdoshmëri përtej informimit. Për këtë arsye kemi vendosur që në Ministrinë e Arsimit të kemi konferenca çdo dy javë në mënyrë që t’i japim mundësi secilit gazetarë të marrë përgjigje për tema të ndryshme. Çdo e dyta e premte do të jetë ditë e ndarjes së informatave për punën tonë ashtu si dhe raportimit për çështjet me interes. Përtej kësaj, për çdo çështje që u intereson, mediat mund të drejtojnë pyetje edhe tek këshilltarja për media e cila do të bëjë përpjekje maksimale të kthejë përgjigje. Si ministre në Qeverinë “Kurti 2″ ‌mbetem e përkushtuar në transparencë dhe ministria jonë do të jetë e hapur për media, diçka që ka munguar viteve të kaluara”, ka shkruar ministrja./21Media

Back to top button