Ministria e Arsimit zbukurohet me piktura në Ditën e Diversitetit dhe Gjithëpërfshirjes

Në Ditën e Diversitetit dhe Gjithëpërfshirjes, ambientet e Ministrisë së Arsimit u zbukuruan me pikturat e nxënësve të qendrave burimore.
Ministrja e këtij digasteri, Arbërie Nagavci ka theksuar se ishte emocion i veçantë ajo se çfarë i falën nxënësit me nevoja të veçanta, duke shpalosur talentin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e tyre artistik përmes vijave dhe ngjyrave.
”Kjo ekspozitë e organizuar nga MAShTI është mesazhi më i mirë se me kujdesin tonë të përbashkët, këta fëmijë mund të pavarësohen dhe të arrijnë rezultate të shkëlqyeshme në të gjitha segmentet e punës dhe të jetës. Përveç që jemi të përkushtuar për avancimin e politikave që synojnë gjithëpërfshirje e cilësi, dera e Ministrisë së Arsimit do të jetë gjithmonë e hapur për të ndihmuar secilin talent që të realizojë aftësitë që zotëron Erdi Pulaj, Uran Syla, Blend Sadriaj, Fjolla Sadikaj, Flamur Gashi, Kastriot Zymeri, Elma Aliu, Merisa Avdyli, Mia Haliti, Leandra Ademi, faleminderit nga zemra që na dhuruat këtë emocion kaq të bukur me pikturat dhe prezencën tuaj në Ministrinë e Arsimit”, ka shkruar Nagavci.
Kjo e fundit ka shtuar se së bashku i japin ngjyra jetës dhe e bëjnë botën më të bukur!/21Media

Back to top button