Ministria e brendshme ukrainase raporton afro 400 raste të bombardimeve nga forcat ruse

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka raportuar 392 raste të bombardimeve nga forcat ruse në Ukrainë.
“Betejat vazhdojnë praktikisht përgjatë gjithë territorit të Ukrainës juglindore dhe qendrore,” tha zëdhënësi i ministrisë, duke vënë në dukje se gjashtë ura u shkatërruan gjithashtu në rajonet e Kievit, Chernihiv, Donetsk dhe Kherson.
Ai tha se ushtarët ukrainas po vazhdojnë të mbrojnë vendin dhe se fitorja do të jetë e tyre.
“Luftëtarët tanë të forcave ushtarake të Ukrainës dhe Gardës Kombëtare, Forcave tona Kufitare, rezervistët tanë vazhdojnë të mbrojnë vendin tonë. Fitorja do të jetë e jona”, shtoi zëdhënësi./21Media

Back to top button