“Ministria e Bujqësisë e ka numrin më të madh të kontratave me mediat online”
Hoxha: Hulumtimi pasqyron se ku shkojnë paratë nga tenderet publik të institucioneve në raport me mediat
Organizata joqeveritare, Demokracy Plus, organizoi tryezë diskutimi mbi kontratat e shërbimeve të marketingut midis instiucioneve publike dhe mediave. Me këtë rast u pubikua hulumtim “Mediat dhe tenderët Sa kanë ndikuar fondet e Qeverisë në poltikat editoriale të mediave”. Sipas këtij hulumtimi, ministria e Bujqësisë e ka numrin më të madh të kontratave me mediat online duke shpenzuar rreth 110 mijë euro. Numër të madh të kontratave ka edhe Agjencia e Kosovare e Privatizimit./21Media