Ministria e Financave për RTV21: Për aq kohë sa janë në grevë punëtorët nuk do të paguhen

Për aq kohë sa janë në grevë, grevistët do të pezullohen nga detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Punës, rrjedhimisht6 ata do të pezullohen nga paga.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi sekretari i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Enis Spahiu.
“Neni 18. 1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.Disa kolegë në rrjete sociale (mbase jo me qëllim të keq) nuk e kanë pasqyruar mirë dispozitën ligjore, meqë LIGJI Nr. 03/L-200 PËR GREVA, është plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-119 dhe kjo ndalesë e pagës është paraparë me këtë plotësim ndryshimin e Ligjit. Andaj, pezullimi i obligimit për me punu dhe i pagës është obligim ligjor. Pra, kjo i bie që edhe nëse për një orë një zyrtar është në grevë, për një orë nuk ka përgjegjësi për të punuar dhe nuk paguhet.”, tha Spahiu.
Ai po ashtu në redaksinë e portalit rtv21. tv ka dërguar edhe shkëmbimin e e-maileve që ka pasur me BSPK-në të cilët i ka njoftuar lidhur me pezullimin.
Gjatë shkëmbimit të e- mailave Anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj e ka njoftuar ministrinë se Greva mbahet në institucione në vendin e punës në pajtim me paragrafin 1 të nenit 10 të Ligjit për Grevat nga ora 8 deri në 16 dhe gjatë grevës nuk punohet.
Kurse në përgjigen e sekretarit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve Enis Spahiu për Ali Sefajn kërkohet lista e pjesëmarrësve në grevë.
“ duhet të sigurojmë materiale përkatëse për përmbushjen e kushteve ligjore për mbajtjen e grevës (procedurale dhe materiale) dhe listën e zyrtarëve që marrin pjesë në grevë, me qëllim të pezullimit të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar, siç përcaktohet në nenin 18, paragrafi 1, i Ligjit për Greva. Ju garantojmë që këto veprime nuk do ta pengojnë grevën, as që do të përçojnë një mesazh të tillë dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjmë në vendimin vullnetar të secilit zyrtar për grevë. Shpresoj që edhe ju e kuptoni këtë dhe e përcjellni këtë informatë kolegëve tuaj dhe pjesëmarrësve në grevë.”, tuhet ne pergjigjen e Sefajt.
Punëtorët e sektorit publik nga sot janë në grevë./21Media

Back to top button